The Albanian

UDHËTIMI IM 

A përbën lajm kur një shqiptar i ardhur vetëm para pak vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, si refugjat, pa ditur të thotë as “mirëmëngjesi” apo “kam uri”, dhe ka arritur të kthehet në modelin e njeriut të suksesshëm, pa harruar “këngën e djepit”? Në vetëm pak vite ka arritur jo vetëm të punësohet, apo të punësojë bashkatdhetarët e tij , por të punësojë edhe britanikët…. Raste të tilla janë vërtetë të shumta dhe ne do të përpihemi që në çdo edicion të sjellim modele të tilla, duke besuar se do të mund të realizojmë një nga dimensionet e misionit tonë . Besojmë se publikimi i profileve të tilla, do të jetë një proces sinteze, që do të shndërrohet në një fanar që ndriçon rrugën e dritë-shkurtërve, atyre që “u ka humbur rruga në oborr”, dhe që nuk mund të shohin më larg sesa një derë kazinoje… apo tavolinës së kafeve të stërzgjatura, ku bisedat nuk mbarojnë asnjëherë, sidomos ato për politikën. Jeni të lutur të na sugjeroni shembuj dhe modele të suksesshëm shqiptarësh në Britani. The Albanian

Udhëtimi Im

Shyqyri Çaushaj: “Ndiq ëndrrën dhe lufto për ta arritur atë!”

Aktori dhe regjisori shqiptar, Shyqyri Çaushaj, bir i një artisti popullor në Shqipëri, prej vitesh emigrnat në Turqi, ia ka arritur t’ia dalë mbanë me pasionin, ëndrrën dhe talentin e tij. Ai tashmë ka hapur teatrin e tij privat në Turqi, që quhet “Tiyatro Teras” dhe që me shumë sakrifikica mundohet ta mbajë gjallë. “Tiyatro Teras” jo vetëm si teatër, por edhe si shkollë private e aktrimit, arteve dramatike, ku japin mësim shumë profesorë nga Turqia dhe Perëndimi, ka shërbyer edhe si vatër atdhedashurie për shqiptarë të tjerë. Çaushaj nuk e ka harruar Atdherun, mundohet të jetë objektiv dhe i lumtur në zgjedhjet që ka bërë. Kur vjen puna te mesazhi, Çaushaj ka vetëm nëj porosi: “ Ndiq ëndrrën! Çdo gjë fillon duke ëndërruar pastaj është luftë për ta arritur atë!”

Udhëtimi Im

Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të mund të ishte baristere në një ndër firmat më prestigjioze Britanike, e aq më tepër të përzgjidhej si eksperte e pavarur nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

Klentiana Mahmutaj është padyshim jo vetëm një ambasadore e shkëlqyer e vlerave shqiptare me kontribut të jashtëzakonshëm, por si një ndër modelet më të mira për shqiptarët kudo që janë.

Udhëtimi Im

Seb Bytyçi: “Mos të mashtrohemi me idenë se anëtarësimi në BE do të na i zgjidhë problemet”

Seb Bytyçi është nga ata emigrantë të sukseshëm i formuar në shkollat më të mirë të perëndimit me një rrugëtim tejet frymëzues.Edhe pse u rrit në një klimë lufte dhe pasigurie në Kosovën e pushtuar nga Serbia, Sebi arriti të triumfojë dhe sot të jetë një ambasador i shkëlqyer i vlerave më të mira shqiptare.

Udhëtimi Im

Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor në një ndër universitetet prestigjioze amerikane. Klajdi Bregu mbetet padyshim një ndër ambasadorët më të shkëlqyer të vlerave shqiptare në botë, tejet aktiv në adresimin e çështjeve të diasporës shqiptare dhe jo vetëm.

Udhëtimi Im

Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë të shtohen. Mban titullin PhD pikërisht në këtë fushë, por zanafilla e udhëtimit të tij  ka qenë gazetaria, si profesioni më i mirë siç e cilëson ai.   Ishte gazetaria që i hapi shumë rrugë, duke e kthyer shpeshherë në misionar të çështjes shqiptare në Britaninë e Madhe, që  nga debatet në mediat britanike para apo gjatë luftës në Kosovë e deri tek pozita e zëdhënësit të qeverisë së Kosovës. Një udhëtim mbresëlënës ku duket se nuk do të mungojnë projektet e tjera. 

Udhëtimi Im

Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

Ajo i përket brezit të avokatëve të rinj, për të cilët Londra mbase nuk ishte një ëndërr në vetvete, sesa një vend mundësish dhe hapësirash. Nga spikere lajmesh në mëmëdhe, udhëtimi i saj mori një kahje tjetër, atë të fushës së drejtësisë. Një udhetim tejet frymëzues dhe mesazhe krejtësisht të sinqerta nga avokatja Ada Guri.

Udhëtimi Im

Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

Bahri Troja, është padyshimpërfaqësues i denjë i shqiptarëve të Austrisë dhe jo vetëm…

Ai është koordinator për Integrim pranë Departamentit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë. Është vlerësuar për kontributin e tij  si “Ambasador për Integrim”, është këshilltar bashkiak për Bashkimin Evropian, në dy mandate, sikurse ka qenë këshilltar në Qeverinë e landit të Salzburgut, prej 2010-2014. Në vitet 1999-2010 ka qenë mësues i gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë në Austri. Nga përfaqësia e BE-së në Vjenë është shpallur “Evropiani i muajit” shtator.

Udhëtimi Im

Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

Profesor Arben Merkoçi është padyshim modeli i shqiptarit të suksesshëm, i ambasadorit të shkëlqyer të vlerave shqiptare në botë. Ai është duke drejtuar drejtuar disa projekte evropiane në fushën e nanoteknologjisë dhe biosensorëve si dhe vazhdon te udhëheqë disa studentë të doktoratës. Një ndryshim i rëndësishëm në karrierën e tij profesionale është marrja përsipër e detyrës si Co-Editor in Chief e revistës prestigjioze të Elsevier, Biosensors & Bioelectronics, revista më e rëndësishme në nivel botëror në fushën e biosensorëve. Po si nisi udhëtimi i tij?

Udhëtimi Im

Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Uni Bern) është profesor i Lidershipit dhe Inteligjencës Emocionale për programet Doktoratë, PhD, MSc. dhe MAS; Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave të Lidershipit në Zvicër; Supervizor në universitetin prestigjioz ETH në Zvicër; Shkencëtar; Këshilltar dhe trajner i liderëve më kalibër të lartë; Folësi kryesor në shumë konferenca ndërkombëtare me reputacion. I larguar herët nga Kosova, prof.Çitaku ruan ende mallin dhe dashurinë për atdheun, por njëherësh është kritik ndaj gjendjes aktuale, pa harruar të sugjerojë zgjidhje e rrugë për daljen nga kriza. Diaspora për të është kyçi dhe përthithja e saj, në të gjithë sektorët e nga të gjithë vendet, është domosdoshmëri imediate.

Udhëtimi Im

Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

Anila Hyka Smorgrav është një “ambasadore” e shkëlqyer e Shqipërisë, me një karrierë të larmishme e të sukseshme në disa vende të botës, ndër të parët shqiptarë të larguar nga atdheu që në vitin 1992. Gjithçka e ka arritur falë edukimit, këmbënguljes dhe besimit në vetvete. Gjithsesi fjala “Atdhe” e drithëron, e emocionin dhe e mban të lidhur me Shqipërinë. Ka besim se shqiptarët, pasi janë një popull vital, ambicioz dhe dashamirës ndaj tjetrit, do të gjejnë forcë për të kapërcyer çdo lloj vështirësie për t’u integruar në shoqëri të vendeve perëndimore. Mesazhet dhe shpresa e saj është një thirrje: “Ajo që shoh më urgjente për të arritur një transformim të shoqërisë është së pari një investim në transformimin teknologjik në sistemin e edukimit që në shkollën fillore. Bazat e demokracisë dhe mendimit të pavarur krijohen që në shkollë”.